RCCOLA

Luta falënderon Cernicën, Vrapçiqin e Kravaricën për përkrahjen e madhe

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar Cernicën,Vrapçiqin e Kravaricën për përkrahjen e madhe për zgjedhjet e 17 tetorit.

Gjatë takimeve të ndara me banorët e këtyre fshatrave, mbështetje të madhe ka marrë edhe kandidati për Asamble nga LDK, Leutrim Bllaca.

“Mbështetja e përhershme Cernicës, Vrapçiqit e Kravaricës më ka bërë nder mua dhe LDK-së. Besimin e madh që mora mbrëmë nga banorët, do ta ruaj si tepër të rëndësishëm dhe do t’ua kthej me përgjegjësi edhe më të madhe në punë. Ju faleminderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta Juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.

Eco Higjiena

Gjatë këtyre takime fjalë falënderimi për investimet që ka bërë Komuna atje ka shprehur kryetari i Nëndegës së LDK në Cernicë, Malazog Hoxha, duke konfirmuar angazhimin e madh të secilit për ta bërë fitoren historike të LDK-së dhe Lutfi Hazirit më 17 tetor.

#LDK160 #LDKGjilan

(Takimi është organizuar në formatin 20 persona në ambient të mbyllur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)