Fundamenti

Luta: Faleminderit Përlepnicës së Xhavit Ahmetit e Zija Shemsiut që ma dhatë fitoren mua si kryetari juaj

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Edhe Përlepnica e Xhavit Ahmetit e Zija Shemsiut i ka dhënë mbështetje rekorde kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij, artistja Mika Bajrami – Haziri, sikurse edhe kandidatëve për Asamble Komunale, Gresa Avdiu e Fitim Sylejmani, për zgjedhjet e 17 tetorit, në takimin e bashkëbisedimit ku morën pjesë edhe kryefamiljarët e Kmetocit, Shillovës e Verbicës së Kmetocit.

Në këtë takim, vizionit të Lutës për Gjilanin zhvillimor i është bashkangjitur edhe ish-nënkryetari dhe ish-zëvendësministri, Rexhep Kadriu.

“Sonte jam i nderuar që jam në mesin tuaj. Arsyeja pse kam dal në krah të Lutfi Haziri është se e ka transformuar Gjilanin. Ndërsa, nëse e konstruktoni çështjen në Përlepnicë, analizojeni se qysh ka qenë ky fshat para tetë vjetësh dhe qysh është transformuar sot. 40 rrugë janë ndërtuar këtu, përfshirë edhe rrugën te penda, u rindërtua Shtëpia e Kulturës, terrenet sportive, trotuaret, ndriçim publik e investime të tjera. Krejt këto i ka bërë Lutfi Haziri. Asnjë kërkesë që ia kam dorëzuar në tavolinë për Përlepnicën, nuk e ka refuzuar. Pra, ato që i premton, i realizon. Jam i lumtur që i jam bashkuar vizionit të Lutës për Gjilanin zhvillimor në të gjitha sferat”, ka thënë Kadriu.

Gjatë adresimit para të pranishmëve, kandidatja Gresa Avdiu ka falënderuar kryetarin Hazirin për të gjitha investimet që i ka realizuar në këtë fshat, duke ua bërë jetën e dinjitetshme.

E kryetari Haziri ka shprehur falënderime të përzemërta për besimin e madh ndaj tij dhe LDK-së.

Mobi Casa

“Faleminderit Përlepnicës së Xhavit Ahmetit e Zija Shemsiut që sonte ma dhatë fitoren mua si kryetari juaj. Faleminderit ish-nënkryetarit dhe ish-zëvendësministrit, mikut tim Rexhep Kadriu, që iu bashkua vizionit të LDK-së për Gjilanin zhvillimor. Përlepnica mbetet vend i rezistencës e kryengritjes së shqiptarëve për liri e pavarësi. Sa i përket projeksionit të investimeve, shtrati i lumit do të ndërtohet derisa Përlepnica do të shpallet Eko-fshat, pa e harruar edhe pendën që do të bëhet vend rekreacioni. Faleminderit pafund për besimin e madh ndaj meje dhe LDK-së. Do të mbetem gjithmonë, Luta Juaj”, ka thënë kryetari Haziri.

Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe shefi i Shtabit Zgjedhor, Arbër Ismajli dhe dy deputetet, Valentina Bunjaku – Rexhepi e Lirije Kajtazi.

Ndryshe, takimi u karakterizua edhe me gjestin e gjyshit të Gresa Avdiut, i cili ia dorëzoi shallin e parë me emblemën e LDK- së të vitit 2000 mbesës së tij (gjenerata e tretë e LDK-së), gjest ky që përloti jo pak njerëz.

#LDK160 #LDKGjilan

(Takimi është organizuar në formatin 20 persona në ambient të mbyllur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.