UBT

Luta: Faleminderit Përlepnica e Zija Shemsiut dhe e Xhavit Ahmetit për këtë madhështi

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Përlepnica e Zija Shemsiut dhe e Xhavit Ahmetit i kanë bërë pritje madhështore kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, duke i ofruar mbështetje të plotë në garën e 14 nëntorit. Pasi i falënderoi të pranishmit për këtë përkrahje, kryetari Haziri theksoi se punët e mbetura në këtë fshat do të realizohen me prioritet të lartë.

“Krenar me këtë rritje të mbështetjen që e gjeta sonte në Përlepnicën e Zija Shemsiut dhe Xhavit Ahmetit. Ju siguroj që projektet e mëdha që e prekin direkt Përlepnicën, si Autostrada e rruga katër korsi, do t’i përfundojmë në mënyrën më të mirë sepse s’ka kush që i stopon. Ju falënderoj prej fundit të zemrës për këtë besim të madh. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.

Uji Dea

Në këtë takim ka folur edhe ish – ministri i Transportit, Qemajl Ahmeti, i cili tha se mbështetja për kryetarin Haziri, është mbështetje për realizimit të programit zhvillimor për Përlepnicën dhe për Gjilanin në tërë territorin e tij.
#Lutapertegjithe