FITORJA

Luta: Faleminderit pafund vajzave, grave, nënave e gjysheve të Gjilanit për besimin ndaj meje dhe LDK-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, artistja e njohur kosovare, Mika Bajrami – Haziri, ka marrë përkrahje të jashtëzakonshme nga gratë e Gjilanit, në takimin e fundit e organizuar nga Forumi i Gruas i LDK, që e përmbyllë këtë fushatë zgjedhore.

Kryetarja e FG të LDK në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka thënë se kryetari Haziri i ka dhënë hapësirë të madhe në vendimmarrje gruas gjilanase në dy mandatet e fundit, duke shtuar se kjo do të avancohet edhe më tutje.

“Gratë kanë qenë gjithmonë promotori i fitoreve plebishitare të kryetarit Lutfi Haziri dhe LDK-së”, ka thënë Bunjaku – Rexhepi.

Uji Dea

Falënderim për përkrahjen ka shprehur kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili tha se rikonfirmimin e besimit ndaj tij e konsideron tepër të rëndësishëm.

“Po e mbyllim këtë proces zgjedhor në kushte pandemie me zonjat e zonjushat e Gjilanit. Faleminderit, në veçanti, heroinave të qytetit, Fatime Ahmeti e Mevlide Hyseni për prezencën dhe mbështetjen. Zotohem se edhe në mandatin e ri gratë dhe vajzat do të vazhdojnë të kenë rol të madh në vendimmarrje. Faleminderit pafund vajzave, grave, nënave e gjysheve të Gjilanit për besimin ndaj meje dhe LDK-së”, ka thënë kryetari Haziri.

#LDK160 #LDKGjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.