Luta: Edhe partnerët tanë duhet të kenë mirëkuptim

Gjilan – Lutfi Haziri thotë për rajonipress se LDK ka qenë tolerante dhe mirëkuptuese, por tani edhe ne po kërkojmë mirëkuptim e kompromis nga partnerët tanë në mënyrë që të garantojmë ndërtim të qeverisë dhe funksionalitet në shtet.
Lutfi Haziri tha për rajonipress se LDK dhe partnerët e saj po angazhohen që të përballojnë këtë situatë lidhur me marrëveshjen e re për kryeministrin renda koalicionit LAN.
“Po shihet që nuk është e lehtë, por duhet të ruhen motivet se pse është nderuar ky koalicion më 10 qershor. “LDK ka qenë tolerante dhe mirëkuptuese, por tani edhe ne po kërkojmë mirëkuptim e kompromis nga partnerët tanë në mënyrë që të garantojmë ndërtim të qeverisë dhe funksionalitet në shtet” tha Haziri./rajonipress/