FIDANISHTJA

Luta e nxjerr një ministër nga Gjilani, Imet Rrahmani udhëheq shëndetësinë kosovare

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ndikimi i Lutfi Hazirit erdhi në shprehje në minutat e fundit të krijimit të Qeverisë. Nga ndikimi i tij Imet Rrahmani arriti që të jetë pjesë e Qeverisë dhe ministër i Shëndetësisë në qeverinë e Isa Mustafës. Për rajonipress vet Lutfi Haziri ka konfirmuar se është punën e kryer emërimi i Imet Rrahmanit nga Gjilani dhe i Haki Demollit që vije nga Kamenica.

Gjilani më në fund do ta ketë një ministër në Qeverinë e Isa Mustafës. Ndikimi i Lutfi Hazirit erdhi në shprehje pak minuta para se të bëhen publik emrat e drejtuesve të digasterëve qeveritarë, raporton rajonipress.

Lutfi Haziri tha për rajonipress se emërimi i Imet Rrahmani nw Qeverinw Mustafa tashmë është punë e kryer. “Imet Rrahmani do të jetë një ministër i mirë bile, bashkë me Haki Demollin që vije nga Kamenica. Kurse për zëvendësministrat do të vendosim javën tjetër” tha Hairi për rajonipress.

Uji Dea

Imet Rrahmani këshilltar komunal nga radhët e LDK-së në Gjilan do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë. Rrahmani ka qenë krah i fort i Lutfi Hazirit në zgjedhjet e fundit lokale, derisa ishte edhe këshilltar komunal në Asamblenë e Gjilanit.

Rrahmani është mjek në Spitalin rajonal të Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj: