HW

Luta e Isa falënderojnë gratë gjilanase për mbështetjen e madhe që i dhanë LDK-së

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në kuadër të muajit të falënderimeve ndaj qytetarëve, fituesi i zgjedhjeve të 3 nëntorit, Lutfi Haziri, ka falënderuar sot gratë gjilanase për mbështetjen dhe besimin e madh që i dhanë më 3 nëntor. Në këtë takim, i pranishëm ishte edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka lavdëruar Forumin e Gruas të LDK-së në Gjilan për punën dhe mbështetjen e madhe që i kanë dhënë njeriut që do t’i prijë Gjilanit më 1 dhjetor, Lutfi Haziri.

“Ju falënderoj shumë për këtë pritje të madhe që na keni bërë, veçmas për përkrahjen që ia keni dhënë kryetarit të ardhshëm të Gjilanit, Lutfi Hazirit. Faleminderit zonja Valentinë që e keni dhënë një kontribut të madh në funksionalizimin e Forumit të Gruas, që është shembull për gjithë Kosovën. LDK është këtu falë punës së mrekullueshme të Lutfi Hazirit që ka bërë si kryetar i degës. LDK është këtu me këtë sukses falë punës së madhe të Forumiut të Gruas në Gjilan. Fitorja do të arrihet me një rezultat edhe më të mirë. Sot kam ardhur t’ju lus edhe njëherë të gjithë që të mos lëshojmë rastin, por të dalim më 1 dhjetor. Më 1 dhjetor do të kemi balance të reja, rezultate të reja, dhe të kemi rezultate brilante që e meriton Lutfi Haziri. Luta është treguar se punon në mënyrë të suksesshme si kryetar dhe më 1 dhjetor do ta festojmë një fitore të rëndësishme”, ka thënë Mustafa.

Nga ana tjetër, kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar gratë gjilanase për përkrahjen e madhe, duke thënë se ky besim përkthehet me përgjegjësi të madhe. Ai tha se gratë do të kenë rol vendim marrës në qeverisjen e Gjilanit.

FIDANISHTJA

“Faleminderit juve zonjave, zonjushave, nënave të Gjilanit. Jam i nderuar që e kam rastin t’ju falënderoj zonjave që kanë bërë një punë të madhe për fitoren në Gjilan. Faleminderit kryetarit dhe kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Isa Musafës, që na ka qëndruar dhe na ka mbështetur gjithmonë në punët e degës. Jam i nderuar që me ne është zonja që e ka udhëhequr forumin e LDK-së në kohërat më të vështira, zonja Gjylshen Berisha, e cila na është bashkangjitur drejt fitores së madhe”, ka thënë Haziri.

Kryetari Haziri ka folur edhe kësaj radhe për tentimin pushtetit aziatik për t’i mbyllur dyert e institucioneve publike siç ndodhi me këtë rast kur nuk u hapën dyert e teatrit deri pak para orës 13:00.

“Sot në këtë ditë iu kanë lënë në shi jashtë duke mos i hapur dyertë, por kot e kanë sepse dyert e shkollave dhe klasave më 1 dhjetor nuk do të mund t’i mbyllin. Ju lus që me 1 dhjetor të dalim edhe më masovikisht, ju gra të nderuara të Gjilanit që sot po vendosim për Komunën, nesër për Kosovën. Hijet në Gjilan kanë filluar të kthehen, po shantazhojnë e po kërcënojnë me lista, e me kopje të letërnjoftimeve, por në Gjilan s’ka më frikë sepse më 1 dhjetor do ta festojmë fitoren e madhe në Gjilan dhe në gjithë Kosovën”, tha Haziri, thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.