RCCOLA

Luta e forcon edhe më shumë epërsinë, merr mbështetje edhe nga familja e Agim Ramadanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lutfi Haziri vetëm dy ditë para zgjedhjeve e ka forcuar edhe më shumë epërsinë ndaj rivalëve të tij duke marrë përkrahje edhe nga familja e heroit Agim Ramadani. Bekim Ramadani vëllau i Agimit ka shkruar:”Mund të jetë një tjetër më i mirë, por do t`i duhen 50 vjet përvojë, aq kohë s`ka Gjilani as për vete e për askënd, do të ketë më shumë se 51 përqind.

Muhamet Ajrullahu nipi i Agim Ramadanit dhe pronari i kompanisë më prestigjioze në rajon “AR KATANA”, bashkë me Jeton Ramadanin djalin e Agimit dhe familjen e tij të gjerë, të premten kanë dalur publikisht në përkrahje të kandidaturës së Lutfi Hazirit.

Muhamet Ajrullahu tha për rajonipress se këtë hap familja e Agimit dhe ai vetë personalisht e kanë ndërmarrë për shkak se kandidati Lutfi Haziri ka shumë më shumë afinitete kreative se çdo rival tjetër. “Tek e fundit Luta është i yni, është i Gjilanit dhe e njohim mirë të gjithë” tha shkurt Ajrullahu.

Mobi Casa

Bekim Ramadani vëllau i Agimit ka thënë se mund të jetë një tjetër më i mirë, por do t`i duhen 50 vjet përvojë, aq kohë s`ka Gjilani as për vete e për askënd, do të ketë më shumë se 51 përqind ka thënë ai.

Ndryshe Lutfi Haziri e ka zgjeruar rrethin e përkrahësve të shumtë edhe për një arsye që ai është treguar shumë më komunikues dhe transparent se rivalët e tij./rajonipress/