RCCOLA

Luta e arsyeton rikandidimin e Isës për kryetar të LDK-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherësh njëri nga eksponentët kryesor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e komentuar rikandidimin e shefit të partisë së tij për kryetar të serishëm të LDK-së, ka thënë për Telegrafin se është e natyrshme që Isa Mustafa ta kërkojë edhe një mandat për ta drejtuar LDK-në.
Ndërsa, i pyetur se a do të kandidojë ai në garën për kryetar të LDK-së, Haziri nuk ka dashur që të përgjigjet.

Isa Mustafa të mërkurën ka deklaruar për media se do ta kandidojë përsëri për pozitën e të parit të partisë, synim të cilin duket se e ka edhe deputetja më e fuqishme e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila ka thënë për Telegrafin se do ta dëgjojë zërin e anëtarësisë së LDK-së.

Eco Higjiena

Ndryshe, LDK pret të shkojë në Kuvendin Zgjedhor brenda pak kohe, në të cilin do ta determinojë rrugën që do ta ndjekë në vitet në vazhdim. Me elektoratin që kërkon reformë dhe fuqizim të saj, gara për lidership ende nuk është hapur zyrtarisht. /Telegrafi/