UBT

Luta: Do ta shërojmë Gjilanin nga sëmundja e qeverisë në ikje

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i LDK-së në Gjilan, njëherësh kandidat i kësaj partie për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë sot në një debat me punëtorët e shëndetësisë në Gjilan.

Gjatë takimit me kryetarin Haziri, punëtorët shëndetësorë pohuan për problemet që po kanë në punën e tyre, duke munguar gjërat më elementare, siç është rëntgeni, e shumë probleme të tjera.

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Imet Rrahmani, ka thënë se gjendja në këtë sektor është shumë e rëndë për shkak të qeverisjes abuzive, por kjo do të ndryshohet pas datës 3 nëntor, pasi që shëndetësia do të trajtohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndërsa, kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, duke iu referuar gjendjes së rëndë që aktualisht është në këtë sektor, është shprehur se me qeverisjen e LDK-së Gjilani do të shërohet pasi abuzuesit e tanishëm e kanë sëmurë. Për këtë mori mbështetjen e mjekëve të pranishëm në sallë.

“LDK ka program që është punuar me shumë kujdes nga mjekët dhe nga personeli shëndetësor, nga ju që bartni politikat shëndetësore, duke dashur të ndryshojmë shëndetësinë për të mirë. Arsimi dhe shëndetësia janë kthyer në prioritet numër një në qeverisjen e LDK-së. Sot Gjilani është i sëmurë, po vuan dhe diagnostifikimin e keni bërë ju pasi Gjilani do të shërohet. Me këtë keq qeverisje, po vuan qyteti sepse njerëzit nuk e dinë pse nuk kanë barna, pse nuk kanë mjekë në spital, e në shtëpi të shëndetit”.

Haziri tha se shëndetësia do ta ketë buxhetin e garantuar në mandatin e tij, duke e vlerësuar si prioritet këtë sektor të rëndësishëm për shoqërinë.

Uji Dea

“Shëndetësia do ta ketë buxhetin e garantuar. Jo vetëm shëndetësia, por i gjithë Gjilani po vuan nga shantazhi. Arroganca e pushtetit po i shantazhon mjekët dhe çdo qytetarë veç pse po tregojnë haptazi që e përkrahin vizionin tim dhe të LDK-së. Unë ju garantojë ndryshimin e politikave qeverisëse, do të vendosim disiplinë të ashpër buxhetore, do ta rrisim buxhetin dhe shëndetësia do ta marrë buxhetin kryesor”, ka theksuar Haziri.

Kreu i LDK-së në Gjilan, ka thënë se do të lobojë që në Universitetin e Gjilanit të hapen disa drejtime të mjekësisë.

“Do të loboj që në Universitetin e Gjilanit të hapen drejtime të mjekësisë, që janë të domosdoshme për këtë qytet si: infermieria, fizioterapia e mamia. Unë kam fuqi ta shtyjë përpara këtë çështje”, tha Haziri.

Kryetari i ardhshëm i Gjilanit theksoi se ajo që e dallon LDK-në prej partive tjera është se njerëzit e kësaj partie janë profesionistë dhe me duar të pastra.

“Ne jemi pro sundimit të ligjit, të funksionimit të ligjit. Lista e LDK-së është e pastër si loti sepse asnjë nga kandidatët për këshilltarë nuk ka pasur problem me gjykatat. Ai jabanxhia që po sillet në Gjilan bashkë me këta mashtruesit tjerë këto ditë, po flasin të pavërteta. Ata nuk skuqen fare dhe deklarojnë se i kanë investuar 96 milionë euro, kur dihet që vetëm 13 milionë janë investuar për 4 vjet. Këta janë njerëz që këpusin kablla, që shantazhojnë e kërcënojnë. Kjo sjellje e tyre duhet të ndëshkohet. Me lënë një komunë me 100 mijë banorë pa rentgen, kjo është e tmerrshme. Por unë do të punoj që të bëhet kjo dhe do të bëhet”, u shpreh Haziri thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/