ARKATANA

Luta dhuron gjak

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Derisa të tjerët po e zhvillojnë veprimtarinë politike duke dhënë pako ushqimore në këtë fushatë, Lutfi Haziri, ka dhuruar gjak në qendrën për “Transfuzionin e Gjakut”, në kuadër të javës së rinisë e gruas.

Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që të solidarizohen, të japin gjak, duke thënë se nuk ka vlerë më të madhe se të shpëtohet një jetë njeriu.

Hidromorava

“Është java e familjes, e rinisë dhe e gruas në kuadër të fushatës zgjedhore. Dhe natyrisht, duke dashur të ndihmojnë familjen jo vetëm me programe që e forcon ekonomikisht, roli i femrës, roli i rinisë u bashkëngjitet grupit vullnetarë për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetë, në vend se të bëjmë pako ushqimore çfarë po ndodhë fatkeqësisht sot. Ne po mundohemi që të japim një kontribut për të shpëtuar një nënë, një jetë njeriu që ka nevojë për gjak” ka thënë Haziri.

Haziri i ka ftuar qytetarët që të solidarizohen, të ndihmojnë dhe të ofrojnë gjakun e tyre sepse nuk ka vlerë më të madhe se të ndihmohet një familje, e në veçanti të shpëtohet një jetë njeriu. “Të shpëtohet një jetë njeriu do të thotë të shpëtohet bota”, ka qenë mesazhi i zotëri Lutfi Hazirit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.