Luta dhe Memli bashkë për interesat e rinisë gjilanase

Gjilan – Lutfi Haziri dhe Memli Krasnqi janë parë bashkë të hënën në përurimin e shtëpisë së rinisë në Gjilan e cila do të jetë një objekt modern ku do të shfrytëzohet për të rinjtë gjilanas. Lutfi Haziri tha se ky objekt do të jetë i dobishëm për rinin e Gjilanit derisa Memli Krasniqi tha se do të jemi bashkë edhe me LDK sa herë të flitet për interesat e të rinjve.
Të hënën edhe zyrtarisht ka nisur punimet dhe është përuruar shtëpia e rinisë e cila ka një kosto prej 250 mijë eurove. Në përurimin e këtij objekti merrnin pjesë Lutfi Haziri, Memli Krasniqi, Zenun Pajaziti e Lirije Kajtazi, raporton rajonipress.
Lutfi Haziri tha se ky objekt është shumë domethënës për Gjilanin dhe i plotëson nevojat e të rinjve.
Derisa ministri Memli Krasniqi tha se ky objekt është nisur më herët dhe po e fillojmë me shpresën se të rinjtë gjilanas do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë për nevojat e tyre.
Krasniqi tha se është hera e parë që po fillojmë me qendra rinore dhe ky objekt është tepër modern. I pyetur nga gazetarët se a është shfrytëzuar ky takim edhe për çështjet e koalicionit Memli Krasniqi tha se sot nuk do të flas për këtë çështje.”Sot do të flasim vetëm për projektin, por sa herë që bëhet fjalë për nevojat e të rinjve ne edhe me LDK do të jemi bashkë. Interesat e të rinjve tejkalojnë barrierat partiake” tha Krasniqi.
Gurëthemelin e Shtëpisë së Rinisë e kanë bërë Lutfi Haziri e Memli Krasniqi si dhe deputetet Zenun Pajziti e Lirije Kajtazi.
Bujar Haziri drejtor për kulturë tha se kjo është një ëndër e të rinjve gjilanas që tani po bëhet realitet./rajonipress/