Fundamenti

Luta: Çdo fëmijë që lindë në Gjilan, lindë me 50 euro borxh shkaku i keqqeverisjes

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Çdo fëmijë që lindë në Gjilan, lindë me 50 euro borxh shkaku i keqqeverisjes. Kështu ka thënë mbrëmë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, para qindra mbështetësve në lagjen “Dardania”.

Kjo lagje, që është pa diskutim bastion i LDK-së, është harruar nga pushteti në largim, duke mos u bërë investime që nga viti 2007 kur ka qeverisur fryma rugoviane. E kryetari Haziri ka çka flet kur u drejtohet të pranishmëve të “Dardanisë”.

“Kush ka menduar dhe kush ka thënë që fryma e Rugovës nuk është në Gjilan, kanë gabuar. Dardania e konfirmon këtë. Dardania e ringjalli këtë frymë. Pikërisht në këtë lagje, Presidenti Ibrahim Rugova ka vendosur për himnin, në këtë lagje është organizuar arsimi, kultura, sporti. “Dardania” ka qenë dhe është bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës. LDK po përgatitet ta përmbyllë fushatën elektorale në stadium për shkak se sallat tashmë janë shumë të vogla për të na zënë të gjithëve”

Kryetari i ardhshëm i Gjilanit, është shprehur se gjilanasit, më 3 nëntor, nuk do të lejojnë më që të lëndohet demokracia nga ata që kanë abuzuar.

“Për 8 ditë, dhjetë herë i pari i qeverisë ka qenë në Gjilan. E ka bërë opozitë krejt Gjilanin sepse Gjilanin e ka kolapsuar, e ka zhytur në 7 milionë euro borxh, s’e ka ndërtuar lumin Mirusha, nuk ka kryer asnjë nga premtimet. As ato që po i premton nuk do t’i realizojë kurrë. Ne i themi nga “Dardania” se kurrë nuk do të mund ta lëndojë demokracinë në Gjilan. Njerëzit e Gjilanit i kanë shtëpitë këtu dhe ne nuk kemi nevojë për çadra të huaja”, është shprehur kryetari Haziri.

“Veteranët e arsimit vunë themelet e Universitetit të Gjilanit para 40 vjetëve”

Mobi Casa

Kreu i LDK-së në Gjilan ka falënderuar veteranët e arsimit që ishin prezent në këtë sallë për kontributin e dhënë, duke thënë se po këta njerëz janë ata që i vunë themelet e Universitetit të Gjilanit para 40 vjetëve, për të vazhduar me premtimet që në këtë lagje do të bëhen realitet.

Katër punët e para që do t’i kryejmë janë: asfaltimi i rrugëve, ujësjellësi, kanalizimi dhe ndriçimin publik, ndërsa për ta pasur më të lehtë të adresohen shqetësimet dhe nevojat, do ta themelojmë këshillin e lagjes “Dardania”. Drejtësia duhet të çohet në vend, dhe arroganca e pushtetit duhet të dënohet. Më 3 nëntor gjilanasit do t’i thonë lamtumirë arrogancës”, ka shtuar Haziri.

Të pranishëm në këtë tubim madhështor ishin edhe një delegacion nga Strasburgu, deputetet Vjosa Osmani-Sadriu e Lirije Kajtazi, veprimtari i njohur gjilanas Isa Maliqi dhe shumë personalitete të tjera të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Lutfi Haziri ka fituar çdo betejë, do ta fitojë edhe garën më 3 nëntor”

Në fjalën e rastit, deputetja e LDK-së Vjosa Osmani-Sadriu, theksoi se Dardania kurrë nuk e ka tradhtuar vizionin rugovian që po e mbron fuqishëm Lutfi Haziri.

“Dardania kurrë nuk e ka tradhtuar vizionin rugovian që po e mbron fuqishëm Lutfi Haziri. Duhet ta votoni njeriun që e kishte besimin e presidentit Rugova që të udhëheq me pozitat më të larta të shtetit. Qytetarët e Gjilanit nuk e meritojnë të udhëhiqen nga këta njerëz që po e keqpërdorin paranë publike. Unë ju them se kur Lutfi Haziri thotë diçka, e mbanë fjalën. Ai ka fituar çdo betejë, do ta fitojë edhe garën më 3 nëntor. Jam e bindur se nuk do të keni nevojë me dalë për herë të dytë sepse zoti Haziri do të fitoj pa balotazh”, tha deputetja Vjosa Osmani-Sadriu thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.