Luta bëhet gati për planin e dytë të investimeve

Gjilan – Lutfi Haziri kryetar i Gjilanit tha për rajonipress se po bëhet gati për planin e dytë dinamik të investimeve që përshinë investime në arsim, shëndetësi, mbështetje sociale e infrastrukturë rrugore.
Kreu i Gjilanit Lutfi Haziri është i lumtur që përkundër borxheve të trashëguara ka arritur të startojë me disa projekte të rëndësishme të cilat kryesisht lidhen me investimet në infrastrukturën rrugore, ujësjellës e kanalizim raporton rajonipress.
Haziri tha për rajonipress se deri tani nga qeverisja e tij komunale janë investuar dhe janë duke u realizuar mbi 1.2 milion euro investime në infrastrukturë, ujësjellës e kanalizime, mbi 1.7 milion euro servisime të borxheve nga administrata e kaluar dhe afër 1 milion euro projekte nga donatorët si Komisioni Evropian, Qeveria zvicerane, gjermane e amerikane.”Po punojë në planin e dytë dinamik që përfshinë investime në arsim, shëndetësi, mbështetje sociale dhe infrastrukturë rrugore. Guri që po rëndon edhe më tutje mbeten obligimet nga e kaluara. Edhe më tutje shpenzimet janë në nivelin zero dhe po presim konfirmimin nga donatorët e tjerë për miratimin e projekteve siç janë Komisioni Evropian, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Komisioni Evropian dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave.” tha Haziri.
Haziri tha se bujqësia mbetet angazhimi serioz dhe po planifikohen subvencionet e radhës për këtë sektor.”Gjilani po prinë për shërbime online dhe jemi pilot komuna për legalizim dhe po ashtu jemi partner komune me USAID dhe SDC zvicerian e GIZ gjerman”./rajonipress/