Uji Dea

Luta: Ata të partisë së keqe as për dëshmorët s’kanë treguar përkujdesje

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Këtë lagje, e ka harruar pushteti aziatik, duke mos i kryer asnjë nga premtimet, e madje as për vendin ku prehen dëshmorët s’e kanë rregulluar si duhet.

Në fjalën e rastit, kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Gjilani është rrezikuar nga matrapazët, është rrezikuar demokracia, por gjilanasit nuk do ta lejojnë këtë.

Tubim madhështorë dhe përkrahje të jashtëzakonshme i ka dhënë lagjja “Kodra e Dëshmorëve”, kandidatit të LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutf Haziri.

“Ne nuk kemi qejf me pa vendin tonë keq, e as me fol keq, por arroganca e pushtetit që e ka bërë opozitë këtë popull. Borxhet veç po rriten. Për çdo ditë njerëzit po na sjellin letra të borxheve të komunës, ata s’kanë rahmet, dëshirojnë ta falimentojnë këtë komunë, por ne nuk do ta lejojmë. Neve na është rrezikuar demokracia, prandaj të nderuar gjilanas, vazhdoni të punoni në mënyrë që masivisht t’ju themi lamtumirë atyre të partisë së keqe ”, ka thënë Haziri para qindra të pranishmëve.

Ai përsëriti se në Gjilan nuk kanë vend jabanjxhinjt, sepse Gjilani është vetëm i gjilanasve.

UBT

“Biznesi I Gjilanit është i papunë, biznesin e kanë shti në kredi, e kanë kolapsuar sepse i kanë dhënë punë jabanxhinjve. Ata kanë punuar veç për veti dhe për familjarët e tyre. Në këtë gjendje kena ra që as taksistët nuk t’cojnë nëpër lagjet tona shkaku i lloçit. Ne nuk i plaçkitim qytetarët qysh po bënë partia e keqe. Ata gjithçka kanë përvetësuar për vete, duke filluar nga “Ekohigjiena”, fabrika e bananeve, kiosqeve e deri te ai qe shet qebapa”, është shprehur Haziri.

Kandidati i LDK-së, ka premtuar se kërkesat e kësaj lagjeje, duke filluar nga infrastruktura do të realizohen qind për qind. Haziri konfirmoi se kujdes i veçantë do t’i kushtohet varrezave të dëshmorëve që partia e keqe nuk e ka bërë deri më tash.

“Ata as për dëshmorët nuk kanë treguar kujdes, e lëre më për të gjallët. Ne jemi bërë bashkë dhe nuk do të ndahemi kurrë, do t’i realizojmë të gjitha projektet. Ky pushtet është treguar i dëmshëm për gjilanasit dhe me fitoren e LDK-së do të shkojë n’shpi”, shtoi i pari i komunës së Gjilanit pas datës 3 nëntor.

Duke folur për listën e kandidatëve për këshilltarë komunal, Haziri e ka quajtur listë të pastër si loti dhe njerëz që kurrë s’kanë qenë në prokurori.

“Kjo frymë rugoviste, ky reagim qytetar do të ketë jehonë në gjithë Kosovën. Ne jemi njerëz punëtor, njerëz të drejtë, nuk jemi mashtrues si ata”, ka deklaruar Haziri thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.