GRANDEMALL

Luta: Ashtu qysh është ndërrua ora sot, ashtu do të ndërrohet qeveria më 3 nëntor

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Mbështetja e Lutfi Hazirit është mbështetje për të ardhmen, për arsimin shëndetësinë, për bujqësinë. Kështu u tha sot në tubimin madhështor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Llashticë, ku i pranishëm ishte edhe kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë.

Përfaqësuesit e fshatit theksuan nevojën urgjente të rregullimit të rrugëve, kanalizimeve, rrjetit të ujësjellësit e të ndriçimit publik, për rregullimin e një aneksi të shkollës, ndërtimin e terreneve sportive e rrjetit elektrik, dhe për të gjitha këto llashticasit morën garancione nga kryetari Haziri se do t’i bëjë brenda mandatit të tij.

Në fjalën e rastit, njeriu që e ktheu shpresën dhe besimin në Gjilan, Lutfi Haziri, ka thënë se ashtu qysh është ndërruar ora sot, ashtu do të ndërrohet edhe kjo qeveri me 3 nëntor.

Mobi Casa

“Jam i nderuar që jam në Llashticë sepse ky fshat ia ka dhënë gjithmonë besimin LDK-së e më 3 nëntor do ta bëjë këtë masovikisht. Jemi parti që besojmë në Zot, familje e atdhe, dhe për këtë do të dalim triumfues. Ashtu qysh është ndërruar ora sot, ashtu do të ndërrohet kjo qeveri me 3 nëntor. Sot e 6 vjet, ju keni vuajtur nga kjo qeverisje arrogante. Ata janë qu peshë, janë çoroditur, kanë nisë me këputë edhe kablla, por llashticasit, dhe Gjilani në përgjithësi, do t’i dërgojë ata në histori”, ka thënë kryetari Haziri.

Haziri pohoi se “Llashtica është më e vjetër se Gjilani e se shumë vendbanime të tjera. Historikisht ky fshat ka bërë shumë për Kosovën. Ajo që ka ndodhur në Reqak, ka ndodhur edhe në Llashticë, ky fshat ka vuajtur shumë, prandaj e meriton një trajtim të veçantë dhe dinjitoz. Nuk mund të vazhdojmë të jetojmë pa kanalizim, ujë, rrugë, ndriçim. Këto janë katër detyrat që komuna s’ka kuptim që të ekzistojë pa i krye. Pastaj te bujqësia, në programin tonë kemi paraparë që në vitin e parë t’ua japim falas: farën, naftën, korrjen, por vetëm atyre që e meritojnë. Do të ulim taksat komunale për 40 %, qiranë komunale si dhe tatimin në pronë”, tha Haziri thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.