UBT

Luta: 1.5 milionë euro për bujqësinë në vitin e parë të qeverisjes

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë sot shpalosjen e programit për bujqësinë në praninë e një numri të madh të bujqve gjilanas, ku i pranishëm ishte edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe kandidati i kësaj partie për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kryetari i Komisionit për Bujqësi nga ana e LDK-së, njëherësh kandidat për këshilltar komunal, Ramiz Ramadani, ka thënë se qëllimi është që ta bëjmë konkurrues bujqësinë në Gjilan, ta rrisim dhe menaxhojmë tokën bujqësore dhe diversitetin rural, duke krijuar vend të reja të punës.

Ndërsa, kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se do të ndaj 1.5 milionë euro për bujqësinë, në vitin e parë të qeverisjes se tij, duke e subvencionuar këtë sektor, ndërsa ka thënë se garancion për zbatimin e programit është lideri Isa Mustafa.
“Garancion më i madh se kryetari dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Isa Musata, për zbatimin e programit për bujqësinë, nuk ka. Pjesën më të madhe të buxhetit, të të hyrave komunale, do ta ndajmë për bujqësinë”, tha para të pranishmëve Haziri.

Haziri ka garantuar bujqit se nuk do të ketë kurrë dallime e malverzime në subvencione për bujqësinë, duke thënë se do të subvencionohen vetëm ata që e meritojnë, ata që e punojnë vërtet tokën.

Uji Dea

“Farën, plehun artificial, naftën dhe korrjen ju do ta keni falas nga komuna në vitin e parë, për ata që do ta punojnë vërtetë tokën. Pra, kostoja do të jetë zero investime nga ana e bujqve. Do t’i subvencionojmë edhe sektorët tjera si: blegtoria, pemëtaria, perimtaria, bletaria etj. Ne do ta garantojmë që shitjen e produkteve bujqësore në fabrikën e miellit ”Kualiteti” dhe në ”Ask Food”.

Lideri i LDK-së, akademik Isa Mustafa, ka përkrahur plotësisht zotimet e zotit Haziri për bujqësinë, duke thënë duhet të shfrytëzohen resurset që ka bujqësia në këtë komunë.

“Ne nuk prodhojmë aeroplanë, por ajo që dimë të bëjmë më së miri është që të shfrytëzojmë resurset e bujqësisë. Luta është njeriu që do t’i zgjidh problemet tuaja. Është njeri që i njeh problemet jo vetëm në Gjilan e në Kosovë, por është njeri që i njeh gjërat edhe në Europë. Është fat që do ta keni Lutën kryetar”, ka thënë Mustafa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.