UBT

Lurata Reçi, sërish këshilltare komunale

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Qytetarët e Langenthalit kanë rizgjedhur shqiptaren me prejardhje nga Struga e Maqedonisë për keshilltare komunale

Lurata Reçi, e cila arriti të fitojë 808 vota, ka thënë të jetë e kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve lokale të së dielës në Langenthal.

“Për rizgjedhjen dhe rezultatet e votave jam shumë e kënaqur! Shumë faleminderit votuesve për mbështetjen e tyre të madhe dhe për besimin”, ka thënë politikania shqiptare Lurata Reçi

Hidromorava

35-vjeçarja me prejardhje nga Maqedonia është kandiduar nga Partia Socialdemokrate në Bernë.

Në zgjedhjet e fundit nacionale të Zvicrës, në mesin e shtatë kandidatëve shqiptarë, më së shumti vota pati fituar Lurata Reçi.

Shqiptarja nga Struga ka 10 vjet që merret me politikë në komunën e Langenthalit të Kantonit të Bernës. Ka dy vite që është në funksionin e këshilltares në Komunën e Langenthalit.