FITORJA

Lunacek: Vezët dhe gazi nuk e kanë vendin në Kuvend

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

“Vezët dhe gazi nuk e kanë vendin as në Kuvend e as përreth tij. Kjo është e papranueshme sidomos kur vijnë nga një parti opozitare që rrjedh nga lëvizja qytetare”, ka thënë më tej Lunacek.

Ajo i ka propozuar Qeverisë që të bisedojë me opozitën dhe të gjejë mënyra për t’i zgjidhur problemet.

“Jo vetëm për marrëveshjet që po kundërshtohen, por edhe për buxhetin”, ka shtuar Ulrike Lunacek, raporton Koha.net.

“Fjala parlament ka të bëjë me të folurit. Edhe kur qeveria nuk pëlqehet, sidomos kur je në opozitë, duhet të tentohet të flitet me njeri-tjetrin”, ka thënë Lunacek duke folur për bllokadën e opozitës.

Lunacek: Duhet bindur Serbinë që të mos i bllokojë proceset për Kosovën

Hidromorava

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek, ka thënë se me rëndësi është që dialogu me Serbinë të vazhdojë edhe pas votimit të sotëm në UNESCO.

Këto komente, Lunacek i bëri gjatë një ligjërate që është duke e mbajtur në Fakultetin Filozofik në amfiteatrin e Shkencave Politike të UP-së.

“Kur jemi te dialogu me Serbinë, nuk e di se në çfarë drejtimi do të shkojë dialogu pas votimit në UNESCO, por do të kthehem në Bruksel të flas me Mogerinin që të shohim se si të bëjmë Serbinë të pranojë e jo të ndalojë procese që janë në interes edhe të serbëve të Kosovës. Por me rëndësi është që përpjekjet të vazhdojnë”, tha Lunacek, sipas së cilës Kosova e ka vendin në UNESCO, raporton Koha.net.

http://koha.net/?id=27&l=83507

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.