Eko Higjiena

Lunacek u rikërkon pesë shteteve të BE’së ta njohin Kosovën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, në një debat për Raportin e 2016’s të Komisionit Evropian për Serbinë, ka vlerësuar se mbetet ende shumë për t’u bërë në dialogun me Kosovën.​

Gjatë debatit, Lunacek ka kujtuar sot se u ka bërë thirrje pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë, raporton Gazeta Express.

“Në raportin tim kam nxitur 5 shtetet e mbetura të BE’së që ta njohin Kosovën”, ka shkruar Lunacek në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, duke iu referuar Raportit të 2016’s të Komisionit Evropian për Kosovën.

ARKATANA

Lunacek ka komentuar edhe për çështjen e Demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

“Shpresoj se Kuvendi i Kosovës ta miratojë sa më shpejt të jetë e mundur marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi”, ka shkruar Lunacek në rrjetin social. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.