UBT

Lunacek: Të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Raportuesja e posaçme për Kosovën ne Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek thotë se prioritet i një faze të re të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës duhet të jetë zbatimi i marrëveshjeve tashmë të arritura, me qëllim të normalizimit të plotë të marrëdhënieve.

“Ne ende duhet të presim për të parë se çfarë do të jenë rezultatet e dialogut të përtërirë. Prioritet duhet të jetë zbatimi i plotë, nga të dyja palët, i marrëveshjeve të dakorduara të tilla si energjia dhe liria e lëvizjes. Secila palë duhet të kryej punën e vet, dhe jo të presë palën tjetër. BE-ja duhet të vazhdojë të këmbëngulë në implementimin e marrëveshjeve të arritura për të ardhur në një normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Lunacek, me rastin e takimit të fundit të Presidentit të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel dhe njoftimin për fillimin e një faze të re në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, transmeton zeri.info

Lunacek thotë se vazhdimi i dialogut të Brukselit do të jetë i vështirë për shkak të mungesës së besimit reciprok, dhe për shkak të mungesës së tanishme të zbatimit për atë që është rënë dakord.

Mobi Casa

“Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian duhet të monitorojë zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog dhe të raportojë rregullisht për të gjitha palët e interesuara, duke përfshirë Parlamentin Evropian”, thotë Ulrike Lunacek.

Lunacek i bëri thirrje qeverisë së re në Prishtinë, pavarësisht se nga cili koalicion do të formohet, të miratojë një qasje konstruktive dhe të jetë plotësisht e angazhuar në dialog./Zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.