RCCOLA

Lunaçek: Të hetohet rasti në EULEX nëse vërtet ka ndodhur

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Bruksel – Në selinë e BE-së në Bruksel nuk kanë dashur të thonë më shumë rreth skandalit të fundit në EULEX për të cilin ka raportuar “Koha Ditore” të enjten, por vetëm e kanë përsëritur atë që është thënë edhe nga EULEX-i në Prishtinë se “i marrin seriozisht të gjitha akuzat për keqpërdorimet e mundshme dhe, kur ka nevojë, nisin hetime”.

Mobi Casa

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, ka thënë se, nëse ka të vërteta në atë që është shkruar në “Kohën Ditore”, atëherë duhet të ketë hetime për këtë rast. “Askush nuk mund të paragjykohet pa marrë në shqyrtim evidencat”, ka thënë ajo, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.