Mobi Casa

Lunacek: Progresi i arritur në Kosovë, i pamjaftueshëm

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek, ka thënë se Kosova ka bërë progres në fusha të ndryshme, por kjo nuk mjafton.Lunacek gjatë fjalimit të saj para deputetëve të Parlamentit Europian, është shprehur se Kosova është një vend që është orientuar kah Bashkimi Europian dhe se duhet të ndalë dhunën në institucionet e vendit.

“Kosova është shteti më i ri në Europë dhe po punon shumë për ta konsoliduar demokracinë. Të rinjtë kosovarë e kanë dëshmuar se duan të jenë pjesë e familjes evropiane dhe të integrohen në Bashkimin Europian. Ka shumë progrese viteve të fundit, ka progres në dialogun me Beogradin, mirëpo jo në nivel të kënaqshëm. Ajo që ka bërë Kosova deri më tash nuk mjafton”.

Mobi Casa

“Javën e kaluar patëm bërë thirrje që të ndalet dhuna në Kuvendin e Kosovës dhe të mos protestohet dhunshëm. I kemi bërë thirrje edhe Presidentes Jahjaga që t’i ftojë palët në dialog për t’i dhënë zgjidhje krizës”, ka thënë Lunacek, njofton Klan Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.