Uji Dea

Lunacek, pesë shteteve të BE-së: Mos e bllokoni Kosovën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, ka ftuar pesë shtetet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë dhe që mos ta bllokojnë rrugine Kosovës për në BE.

Deputetja austriake ka thënë se Kosova edhe pas shtatë vitesh ndihet se nuk është e mirëseardhur në Bashkimin Evropian.

Eco Higjiena

Ajo i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të bëjë çdo gjë që të përmirësoje kushtet ekonomike dhe sociale të qytetarëve, në mënyrë që të zvogëlojë numrin e emigrantë në shtetet perëndimore dhe të përshpejtojë liberalizimin e vizave.

“Liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për qytetarët në Kosovë të cilën ende ndihen të mbyllur dhe të izoluar”, ka thënë Lunacek.