UBT

Lunaçek përkrah Çollakun kundër ndalimit të flamurit në Eurovision

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Pas reagimit të djeshëm të Ministrit të Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ndaj Organizatorëve të festivalit të këngës Eurovision, ku këta të fundit e ndaluan flamurin e Kosovës duke e renditur atë së bashku me flamurin e ISIS-it, kanë arritur përkrahjet edhe nga figura të larta evropiane.

Çollakun e ka përkrahur për këtë çështje edhe eurodeputetja Ulrike Lunaçek, raporton lajmi.net.

Fundamenti

Ajo në një postim në rrjetin social Twiter thekson se Kosova duhet të marr pjesë në Eurovision.

“Kosova është pranuar nga 111 shtete anëtare të OKB-së dhe 23 shtete të BE-së. Ështe koha që edhe Kosova të merr pjesë në Eurovision”, ka shkruar ajo.