UBT

Lunaçek, për liberalizimin: Fajësimi i BE-së, mënyrë e gabuar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kosovarët e kanë marrë një sinjal nga Bashkimi Evropian se viti i ardhshëm mund të jetë koha kur ata mund të udhëtojnë pa viza në shtetet që bëjnë pjesë në zonën Shëngen, ndërsa nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, fton Qeverinë e Kosovës që t’i bëjë të gjitha përpjekjet për t’i përmbushur kriteret e kërkuara.
“Tani i përket Qeverisë së Kosovës që t’i bëjë të gjitha përpjekjet për t’i zbatuar kriteret e mbetura dhe t’i bindin ministrat e Brendshëm të shteteve anëtare dhe Parlamentin Evropian që të pajtohen për heqjen e vizave”, tha ajo.

Duke qenë pjesë e Parlamentit Evropian, Lunacek tha se ky institucion i BE-së do ta mbështesë fuqishëm Kosovën. Por, ajo lë të kuptojë që rezistencë mund të ketë, kur propozimi të shkojë te ministrat e Brendshëm të shteteve anëtare të BE-së

ARKATANA

Lunacek nuk i ka pritur mirë komentet e mëhershme të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, rreth BE-së.

“Fajësimi i BE-së është mënyra e gabuar, do të jetë kundërproduktive dhe unë nuk pajtohem me këtë”, tha ajo. “Unë e ndaj frustrimin me qytetarët e Kosovës se raporti i fundit nuk ka dhënë rezultatin e pritur, por jemi më afër se kurrë te suksesi. Shumë pak kritere janë për t’u përmbushur dhe unë besoj fuqishëm se me një përpjekje të përbashkët të Qeverisë së Kosovës do të bëhet e mundur zbatimi i këtyre tetë kritereve në fillim të vitit 2015”, u shpreh ajo. “Protestat dhe ndjenjat negative ndaj BE-së e bëjnë shumë të vështirë për mua dhe mbështetësit tjerë të Kosovës që të punojmë për një imazh pozitiv i cili është shumë i nevojshëm që Kosova përfundimisht ta marrë liberalizimin e vizave”. /kallxo.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.