Lunacek: MSA-ja dhe liberalizimi i vizave, çështje të ndara

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, në emisionin “Info Box” të TV Dukagjini, ka theksuar se nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) nënkupton se Kosova ka bërë hapin e parë drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

Sipas saj, i bie që BE dhe Kosova tashmë kanë një marrëdhënie shumë të pasur kontraktuale, duke shtuar se kjo “nënkupton se tash bashkëpunimi parlamentar mes Kosovës dhe BE-së, do të jetë më i avancuar”.

“Për shembull do të takohemi dy herë në vit të dyja parlamentet, sepse do të jetë Komisioni për Stabilizim- Asocim i cili do të vlerësojë punët e bëra. Kjo marrëveshje nënkupton që produktet që importohen në Kosovë do të jenë me siguri të lartë, por edhe Kosova do të mund të eksportoj produkte me cilësi, pa pasur ndonjë pengesë. Me këtë rast qytetarët e Kosovës do të përfitojnë nga mbrojtja e konsumatorit që ofron kjo marrëveshje. Mirëpo gjëja më e rëndësishme për mua është fakti se tashmë ju jeni në marrëdhënie kontraktuale më BE-në”, ka theksuar ajo, transmeton Telegrafi.

Uji Dea

Lunacek, ka folur edhe për ndërlidhjen që mund të ketë procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën me nënshkrimin e MSA-së, duke theksuar se këto janë dy çështje krejtësisht të ndara.

“Liberalizimi i vizave bëhet nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), dhe komisionit përkatës të BE-së. Unë shpresoj që hapi i radhës mes BE-së dhe Kosovë të jetë liberalizimi i vizave sepse kjo temë është e ndjeshme për qytetarët e Kosovës edhe për vetë faktin se do të krijonte liri më të madhe në raport me BE-në. Por e përsëris që kjo nuk ka të bëjë asgjë me MSA-në”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/