GRANDEMALL

Lunacek: Liberalizimi i vizave është në dorën e politikanëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nënkryetarja e Parlamentit Europian dhe Raportuesja për Kosovën Ulrike Lunacek, në një reagim të saj pas publikimit të raportit të KE-së ka thënë se politikanët e Kosovës e kanë në dorë çelësin për liberalizimin e vizave.

Ajo ka theksuar se dy kushte mbesin për këtë: miratimi i demarkacionit dhe dënimet e personave të nivelit të lartë për korrupsion.

Ajo është e bindur se qytetarët e Kosovës e meritojnë heqjen e vizave për tre muaj udhëtim në vendet e evropiane, transmeton Express.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

ARKATANA

Jam e bindur se qytetarët e Kosovës e meritojnë heqjen e vizave për tre muaj udhëtim në vendet evropiane, sa më shpejt që të jetë e mundur. Mungesa e perspektives për liritë e udhëtimit që shijohen çdo kund tjetër në rajon, është situatë e papranueshme të cilës duhet dhënë fund.

Drita e gjelbër nga Komisioni për liberalizim të vizave sapo dy standardet e mbetura të plotësohen, është lajm shumë i mirë. Topi tani është në fushën e Parlamentit dhe Qeverisë së Kosovës. Kjo do të thotë se politikanët kosovarë e kanë në dorë çelësin për liberalizimin e vizave: ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi duhet të bëhet patjetër.

Dhe, natyrisht që Qeveria e Kosovës duhet ta plotësojë standardin e dytë: të bëjë përparim të më tejmë në dënimin e personave të nivelit të lartë për korrupsion dhe krim të organizuar. Si raportuese, ju ofroj përkrahjen e plotë dhe do të bëj gjithçka në fuqinë time për ta përkrahur Kosovën edhe më tej në këtë rrugë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.