Hidromorava

Lunacek: Kurrë s’kam thënë se Qeveria e ka kërkuar demarkacionin si kusht për vizat

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, i ka reaguar deputetes së NISMA-s, Valdete Bajramit, e cila ka thënë se Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga BE që demarkacioni të jetë kusht për vizat. “Deputetja Bajrami më ka cituar gabimisht”, ka thënë Lunacek.

Lunacek, e cila është edhe raportuese për Kosovën e PE’së, ka thënë nëpërmjet një deklarate se Bajrami e ka cituar gabimisht, raporton Gazeta Express.

“Në artikullin e djeshëm të Gazeta Express deputetja Valdete Bajrami më ka cituar gabimisht” ka thënë Lunacek.

ARKATANA

“Deklarata e deputetes Bajrami nuk korrespondon me faktet. Unë kurrë nuk kam thënë se Qeveria e Kosovës ka kërkuar që demarkacioni me Malin e Zi të jetë kusht për heqjen e vizave me Zonën Schengen” ka shtuar ajo, raporton Gazeta Express.

“Unë u kërkova të gjithë deputetëve që të lëvizin përpara me ratifikimin e marrëveshjes sa më parë që të jetë e mundur dhe kam shpjeguar se në atmosferën aktuale në BE, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza është e rëndësishëm që të përmbushen edhe dy kushtet e mbetura sa më parë që të jetë e mundur. Po ashtu u kam thënë atyre që qeveria duhet të përmbush kushtin e dytë që është sjellja evidenca për dënimet e nivelit të lartë për krim të organizuar dhe korrupsion. Po ashtu kam shprehur mbështetjen e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave dhe për procesin e zgjerimit për Kosovën në përgjithësi”, është shprehur Lunacek. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.