RCCOLA

Lunaçek kërkon nga pesëshja refuzues e BE-së ta njohë Kosovën

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin e Bashkimit Europian dhe nënkryetarja e këtij institucioni, Ulrike Lunaçek, u ka bërë thirrje pesë anëtarëve të BE-së, që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, që sa më shpejtë ta bëjnë këtë, në mënyrë që të ketë një qëndrim zyrtar të qartë ndaj Prishtinës zyrtare nga Unioni Eropian, njofton Klan Kosova.

Lunaçek këto deklarime i ka bërë dje, e mërkurë, kur Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Europian miratoi një rezolutë për Serbinë dhe Kosovën, duke përshëndetur hapjen e negociatave për anëtarësim të Serbisë dhe progresit të BE-së në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Rezoluta e propozuar nga raportuesi për Serbinë në PE, David McAllister është mbështetur nga 50 deputetë, ndërsa dy ishin kundër dhe kishte katër abstenime.

KKGJILAN

Sipas McAllister, Serbia ka bërë përparim të ndjeshëm në rrugën e saj drejt BE-së dhe hapjen e kapitujve të parë negociues.

“Përpara Serbisë ka ende shumë punë, por Beogradi mund të llogarisë në mbështetjen e plotë të Parlamentit Evropian”, tha McAllister, shkruan Vecernje Novosti, përcjellë Klan Kosova.