Lunacek: Jam e sigurt se PE do ta japë dritën jeshile për viza në vjeshtë

Ish-nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek ka thënë se është shumë e gëzuar me lajmin se Kosova ka marr rekomandimin pozitiv për heqjen e vizave. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Lunacek ka shkruar se është e sigurt që në vjeshtë të këtij viti Parlamenti Evropian do ta japë dritën jeshile për heqjen e vizave.

“Ky është një lajm i mirë! Faleminderit Avramopoulos jam e sigurt që Parlamenti Evropian do ta japë dritën jeshile në vjeshtë. Shpresoj se edhe Ministria e Brendshme do ta bëjë të njëjtën gjë para vitit 2018!”, ka shkruar Lunacek.

LEXO EDHE: Qytetarët dhe bizneset shpenzuan mbi 60 milion euro për viza

Komisionari i Bashkimit Evropian për Migrim, Dimitris Avramopoulos ka konfirmuar gjatë ditës së djeshme se Kosova ka marrë rekomandimin pozitiv për heqjen e vizave dhe lëvizjen e lirshme.

Në një konferencë për shtyp në Bruksel së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, Avramopoulos ka deklaruar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

“Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për viza. Tashmë gjithçka është në duar të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian”, ka thënë Avramopoulos.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).