Uji Dea

Lunaçek e quan historike autorizimin e MSA-së

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Parlamenti Evropian (PE) votoi për të miratuar Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim në mes të Kosovës dhe BE-së. Duke përshëndetur votimin, nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, e cili është po ashtu Raportuese në PE për Kosovën, ka deklaruar se kjo është një marrëveshje historike.

“Parlamenti Evropian ka dhënë sot dritën e gjelbër për marrëveshjen e BE-së me Kosovën. Kjo marrëveshje është një moment historik në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në dhe zhvillimin e saj si një shtet evropian. Për herë të parë, BE-ja dhe Kosova do të vendosin marrëdhënie kontraktuale, e që është një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE. Një shumica votash në favor të kësaj marrëveshje jep një sinjal të rëndësishëm e pozitiv për qytetarët dhe ekonominë e Kosovës. Zbatimi i marrëveshjes do të ndihmojë institucionalizimin e procesit të reformave”, ka thënë Lunaçek.

“Hapi i ardhshëm duhet të jetë liberalizimi i viza ve për qytetarët e Kosovës”, ka shtuar më tej ajo.

ARKATANA

Lunaçek shpreson se së shpejti kosovarët do të udhëtojnë pa viza.

“Të dyja, MSA-ja dhe shpresojmë se së shpejti udhëtimi pa viza [për kosovarët] – do të sjellin mundësi të reja për Kosovën që të forcojë marrëdhëniet me BE-në dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në stabilizimin e të të gjithë rajonit”, ka përfunduar Lunaçek./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.