Lumturohet lumturia
Poezi nga Avdush Canaj
Lumturia lumturohet
me mua
në luhare të mollës
Qesh si unë
kur ia prek faqet
qiellit
Me flatrat e pëllumbit tim
duartroket
Tevona shkon
në kopshtore të Aries
ku vizatohet liria
degëve të ngazëllyera
Lumturon edukatoret
me sytë e prillit
Kur lodhet
pushon me mua
në divanin e dallëndyshës
mësojmë solfezhin


