Lumturia si gjendje emocionale

”Ç’është lumturia?”, si pyetje veçanërisht ka qënë një debat i vazhdueshëm i pandërprerë për shumë filozofë, sociolog, studiues etj.
Pra ka një mori përkufizimesh, një larmi zërash dhe mënyra të ndryshme përceptimi. Është sa e përgjithshme aq edhe individuale.
Psikologët kanë deklaruar se lumturia Shpesh nuk është në dorën tonë pasi ndikojnë faktorë të jashtëm, si të tjerët përreth nesh, por në anën tjetër çelësi për të gjetur balancën mes asaj që përjetojmë brenda dhe asaj çfarë ndodh jashtë qënies tonë.
Një thënie e Gandit thotë: “Lumturia është të harmonizosh midis asaj që mendon , që flet dhe që bën”, kështu mendohet se mund të arrihet ky emocion edhe sipas filozofëve.
Shkathtësia për të përvetësuar një ndjenjë të tillë nuk mund të kufizohet me fjalë, starton me njeriun dhe mbaron më të.