Lumir, mos luaj me Anamoravën?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Deklarata amatoreske e Lumir Abdixhikut ka ngjallur shumë reagime tek qytetarët e Anamoravës. Pavarësisht se më vonë u mundua të sqarohet Abdixhiku, qytetarët këtë e shohin si papjekuri politike. Pse është e nevojshme autostrada për Anamoravën dhe çka thotë njëri nga imamët në Gjilan Burhan Zejnullahu.

Mijëra komente negative i janë adresuar Lumir Abdixhikut, pas deklaratë së tij skandaloze dhe të papjekur.

Abdixhiku tentoi të luaj me Anamoravën duke eksperimentuar me propozimet e tij, por ka hasur në reagime të shumta të qytetarëve. Cila është vlera e autostradës për Anamoravën e gjilanasit ka shkruar edhe imami Burhan Zejnullahu.

RCCOLA

Postimi i plotë i tij

Të dashur vendas-Gjilanas!
Plotë më shumë se 20 vite të pasluftës,
Rruga Gjilan – Prishtinë ka marrë me dhjetëra e qindra jetë njerëzish, shkaku kryesorë rruga.
Shumë vdekje njerëzish kanë ndodhur duke i dërguar pacientët nga spitali regjional i Gjilanit drejtuar për në QKUK, e gjitha kjo si pasojë e mosarritjes me kohë.
Të gjithë jemi dëshmitarë se sikur të kishim edhe ne një autostradë si qytetet tjera, sigurtë nuk do t`i kishim humbur këtë numër aq të madh të qytetarëve tanë.
Tani prapë marrim info, se do ketë probleme e që për neve qytetarëve prapë nuk ka zgjedhje.
Dhashtë Zoti të mos ketë shtyrje për ndërtimin sa më të shpejtë të kësaj autostrade!
Gjilani jonë i dashur, larg të ka mbetur Prishtina ka shkruar imami Burhan Zejnullahu./rajonipress/