Eko Higjiena

Lumir Abdixhiku publikon Agjendën 15 pikëshe të Qeverisë së Unitetit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media ka bërë të ditur planin e punës për Qeverinë e Unitetit që LDK e sheh si zgjidhje për krizën aktuale politike, shkruan Gazeta Express.

Abdixhiku ka thënë se kjo s’është zgjidhja më e mirë e mundshme dhe një kontratë e nderit mes forcave politike për ta nxjerrë vendin nga kriza.

Në propozimin e LDK-së parashihet funksionalizim i institucioneve kushtetuese, rritje pagash, pako emergjente per krizën energjetike, gazifikimi i Kosovës, rindërtimi i raportit me SHBA dhe BE, votim i marrëveshjeve ndërkombëtare, Vettingu në drejtësi, strategji në arsim, përgatitje për lojërat olimpike dhe përgatitja për zgjedhje të reja brenda 10 muajve.

GRANDEMALL

Agjenda 15 pikëshe:

  1. Funksionalizimi i institucioneve kushtetuese. Qeveria e unitetit do të merret me departizimin e institucioneve. Pjesë do të jetë edhe riformatimi I plotë I bordeve të ndërmarrjeve publike. Besojmë se pa interferime partiake u japim frymë ndërmarrjeve.
  2. Dakordimi i plotë për rritjen e pagave dhe zbatimin e ligjit.
  3. Pakoja emergjente për menagjimin e krizës energjetike dhe heqja e tvsh-s per cdo faturë të energjisë elektrike. Zgjidhje do t’i jepej edhe krizës së tanishme.
  4. Nisja e projektit kombëtar për gazifikimin e Kosovës. Qeveria e unitetit s’mund të bëjë gjithë gazifikimin, por do të nis projektin dhe të dakordohemi që projekti të vazhdojë pas zgjedhjeve të reja të pranverës së 2026.
  5. Rindërtimi i raportit me BE-në dhe SHBA-në. Kthimi i besimit politik përmes një qasje të përgjegjshme shtetërore është prioritet I Qeverisë së Unitetit. Do të përgatisim platformë unike nga të gjitha partitë për Dialogun me Serbinë. Ristrukturim i plotë i shërbimit diplomatik që është në kolaps të plotë pas 4 viteve të qeverisjes.
  6. Brenda një shumice të tillë do t’i votonim marrëveshjet ndërkombëtare.
  7. Vettingu në sistemin e drejtësisë.

8 . Fillimi i projekteve me rëndësi jetike për Kosovën.

  1. Do të flasim për reformën kushtetuese në funksion të stabilitetit. Do të trajtonim edhe këtë praktikë që po kalojmë, se a do të duhet të kemi ndryshime kushtetuese. Pra të bëjmë një reset kushtetues.
  2. Hartimi i strategjisë kombëtare për reformë të thellë në arsim.
  3. Përgatitja për lojërat mesdhetare që po vijnë, e që janë në rrezik.
  4. Reforma strategjike e sigurisë dhe mbrojtjes.
  5. Rishikimi i formulës për buxhetin e komunave.
  6. Përgatitja për zgjedhje brenda 10 muajve.
  7. Mekanizmi i transparencës për periudhën kalimtare. Do të themelonim një mekanizëm monitorues mbi zbatimin e kësaj formule./Express/
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.