HW

Lumir Abdixhiku nga Vitia: “Politika ka kuptim vetëm kur dëgjon qytetarët”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Viti në kuadër të iniciativës “Hajde Folim”, duke e cilësuar diskutimin e hapur me qytetarët si thelb të politikës dhe demokracisë.

Përmes një postimi publik, Abdixhiku ka falënderuar qytetarët e Vitisë për pjesëmarrjen e madhe, energjinë pozitive dhe debatet e hapura rreth shqetësimeve dhe sfidave me të cilat përballen çdo ditë.

“Sa shumë interesim. Sa shumë debat. Sa shumë njerëz me çfarë të thonë, me çfarë të ndajnë. Për brengat e përditshme. Për zhgënjimet. Por edhe për shpresën se Kosova mund të bëhet më mirë”, ka shkruar ai.

Mobi Casa

Abdixhiku ka theksuar se takimet “ballë për ballë”, pa filtra dhe me komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, janë mënyra më e mirë për të kuptuar nevojat reale të njerëzve dhe për të ndërtuar politika që reflektojnë interesin publik.

Në fund të mesazhit të tij, ai ka shprehur mirënjohje për mikpritjen e qytetarëve të Vitisë, duke e cilësuar atmosferën dhe energjinë e takimit si tejet frymëzuese./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.