Hidromorava

Lumir Abdixhiku ndihet i përmbushur me rezultatin e LDK-së

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkruar se rrugëtimin për zgjedhjet lokale partia e tij e nisi me sfida, e po e përfundon me krenari. Ai thotë se fitorja në 8 komuna, është arritje jashtëzakonisht e madhe për partinë e tij, raporton Express

Kreu i LDK-së ka shkruar në Facebook se ndihet i përmbushur me rezultatin në zgjedhjet lokale.

Ai thotë se pas numërimit të votave të diasporës, LDK-ja do ta fitojë edhe Komunën e Dragashit.

“Rrugëtimi ynë i përbashkët deri në zgjedhjet e 17 tetorit e 14 nëntorit është rrugëtim që do ta mbajmë me vete gjatë. E nisëm të vetëdijshëm për sfidat përpara; po e përfundojmë krenarë dhe kokulur për besimin e marrë nga qytetarët tanë. LDK në këto zgjedhje ka fituar Prishtinën, Pejën, Lipjanin, Istogun, Fushë Kosovën, Vitinë, Junikun – dhe pas përfundimit të votave të mërgatës, do të fitojë dhe Dragashin. Fitorja në 8 komuna me Kryeqytet, i mbi 170 mijë votave për asamble është arritje e madhe, jashtëzakonisht e madhe nga ku jemi nisur. Për këtë mburremi të gjithë. Për këtë ndihemi të përmbushur të gjithë”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku thotë se për rikthimin e LDK-së kanë kontribuuar të gjithë, pavarësisht rezultatit.

Uji Dea

“Kryetarët e zgjedhur i uroj, dhe ju uroj shërbim të denjë ndaj njerëzve tanë pa dallim. Siç edhe i uroj të gjithë kandidatët e kandidatet tjera, që pavarësisht rezultatit final, dhanë gjithçka, bënë garë të drejtë e kontribuuan si një familje e vërtetë në rikthimin e madh. Ky rezultat është i të gjithëve; mbesim një familje, mbesim një shtëpi”, ka shkruar Abdixhiku.

I pari i LDK-së thotë se partia e tij do ta vazhdojë punën në rrugën e rigjetur.

“LDK do të vazhdojë punën në rrugën e rigjetur. Me njerëz më shumë, punë më shumë, bashkudhëtim më shumë. Një e ardhme e ndritur na pret përpara. Për këtë të mbetemi të sigurt. Në fund, nga zemra, një falenderim për të gjithë aktivistët e aktivistet e LDK-së, shtëpisë sonë politike, që na dhanë shtytjen e nevojshme përgjatë muajve të fundit. Me ju, çdo rrugëtim është i mundshëm!”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndryshe, në raundin e parë të zgjedhjeve LDK-ja fitoi Pejën dhe Lipjanin, ndërkaq në raundin e dytë të zgjedhjeve fitoi Prishtinën, Istogun, Fushë Kosovën, Vitinë dhe Junikun./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.