RCCOLA

Lumi “Mirusha” ende larg rrumbullakësimit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Që nga fillimi i punimeve në lumin Mirusha deri tani për 132 ditë pune janë kryer vetëm 1509 metra të rregullimit me gypin masiv në Mirusha. Kanë mbetur edhe 4690 metra për të finalizuar ky projekt kapital për Gjilanin. Zijah Hafizi udhëheqës i punimeve në “Bejta Comerc” tha për rajonipress se kanë vështirësi të natyrave të ndryshme gjatë kryerjes së punimeve në terren.

Rregullimi i shtratit të lumit Mirusha i gjatë mbi 6000 metra përkundër problemeve në teren dhe vështirësive të shumta që lidhen me shpronësimin e pronave janë arritur të kryhen vetëm 1509 metra mbulim të gypit masiv dhe izolim komplet i ujërave të zeza.

“Mirusha” llogaritet si njëri nga projektet më kapitale për komunën e Gjilanit andaj edhe interesimi rreth punimeve në këtë projekt është shumë i madh. Tashmë punimet sipas përgjegjësve të kompanisë “Bejta Comerc” pritet të ndërpriten përkohësisht pasiqë pjesa përreth lagjes “Balec” pritet të kryhet shpronësimi i pronave.

Udhëheqësi i punimeve në “Bejta Comerc” Zijah Hafizi tha për rajonipress se për 132 ditë pune sa janë zhvilluar që nga viti i kaluar në lumin “Mirusha” janë kryer ose mbuluar me gyp masiv vetëm 1509 metra.

Uji Dea

Hafizi tha se realisht kanë mbetur për tu kryer edhe 4690 metra.”Nëse marrim parasysh pengesat që kemi pasur gjatë punimeve sidomos problemi me qytetarët dhe shpronësimi i tokave të tyre, problemet me kabllot elektrike, të PTK-së, gypat e kanalizimit privat, ujësjellësi etj, atëherë del se megjithatë punimet janë kryer në afat rekord” shprehet Hafizi.

Hafizi tha se për shkak të shpronësimit të pronave përreth lagjes “Baleci” , pritet që përkohësisht në këtë pjesë të ndërpriten punimet.”Ne do të vazhdojmë të rregullojmë shtratin e lumit ku është vendosur gypi masiv dhe do të rregullojmë tërë shtratin e lumit si dhe stazën e këmbësorëve dhe stazën e biçikletave”.

Ky projekt që është bukur i kushtueshëm rreth 3 milion e 100 mijë euro e zgjidhë problemin e kundërmimit nga i cili Gjilani për një kohë ishte shndërruar në një knet moçalike. Ka dy vite e këndej që kundërmimi ndihet shumë më pak.

Fadil Osmani menaxher në zyrën e projekteve është optimist se “Mirusha” do të shndërrohet në një shëtitore dhe oazë qetësimi për banorët e Gjilanit. “Ky dinozaurë shumë shpejt do të zhduket dhe nga një kundërmim i madh dhe i ndotur vendi prej nga ka kaluar “Mirusha”, do të shndërrohet në një stazë për të ecur lirshëm qytetarët “ tha Osmani./rajonipress/