ARKATANA

Lumezi për përgjimet: Prokurorët të analizojnë nëse ka elemente për ndjekje penale

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në emisionin Zyra e Ankesave të RTV Dukagjini ka folur për publikimin e përgjimeve nga Gazeta Insajderi, përmes së cilave dëshmohet ndikimi i politikës në secilin institucion të Kosovës, përfshirë edhe pushtetet e pavarura.

Lumezi tha se lidhur me këto përgjime është njoftuar vetëm përmes medieve dhe ende nuk ka marrë ndonjë shkresë zyrtare.

Më tej, kryeprokurori i shtetit deklaroi se do të analizohen në detaje përgjimet për të parë nëse ka elemente për nisjen e hetimeve për vepër penale.

“Me sa jam i njoftuar përgjimet janë bërë nga prokurorët kompetent më herët lidhur me një rast penal i cili u zhvillu dhe e sigurisht se kanë dalë nga aty”, tha Lumezi.

Mobi Casa

“Sa i përket ndjekjes penale, të gjitha këto informacione të cilat këto janë publiku kanë qenë në duar të prokurorëve të cilët kanë dhënë autorizim ligjor për me i nxjerr këto raportet e përgjimeve… ata do ta shikojnë nëse ka vend për me fillu ndjekje penale a jo…”, deklaroi Lumezi në emisionin Zyra e Ankesave të RTV Dukagjini.

Por se a ka kaluar afati për ngritjen e ndonjë aktakuze, Lumezi tha “ Vet fakti që kanë dal pas pesë vjetëve të përgjimeve unë mendoj se duhet të shikohet detakisht se a ka nga këto përgjime ndonjë element të veprës penale, apo ndonjë bazë për të filluar prokurori mbledhjen e informacioneve lidhur me ekzistimin e ndonjë vepre penale…”

Ndryshe, Gazeta Online Insajderi ka siguruar mbi një mijë biseda telefonike të përgjuara të Adem Grabovcit, të bëra gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2011. Ato janë nxjerrë me vendim të gjykatës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.