Uji Dea

Lumezi: Mos na detyroni t’ju arrestojmë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që kanë hedhur gaz lotsjellës gjatë seancave plenare, që të paraqiten për t’u marrë në pyetje në Prokurori, në të kundërtën, siç tha ai, do të zbatohen dispozitat ligjore që çojnë në arrestimin tyre.

Në një bisedë për “Zërin” kryeprokurori i Shtetit, ka thënë se Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk i ka ftuar deputetët për t’i arrestuar, por vetëm për ta dhënë versionin e tyre në lidhje me ngjarjet e javëve të fundit në Kuvendin e Kosovës. Lumezi këtë apel e ka bërë në drejtim të tre deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, Faton Topalli e Albulena Haxhiu, si dhe ndaj shefes së Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi. Këta katër deputetë dyshohen për hedhjen e gazit lotsjellës gjatë tri seancave të Kuvendit të Kosovës.

UBT

Gazi u gjuajt në shenjë pakënaqësie me nënshkrimin e dy marrëveshjeve të fundit nga kryeministri Isa Mustafa në Bruksel dhe Vjenë, njërën për Asociacionin e Komunave Serbe dhe tjetrën për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.