FITORJA

Lumezi: Luftë korrupsionit në vitin 2017!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizimit pritet të jenë sfidat kryesore me të cilat do të ballafaqohen prokurorët kosovarë gjatë vitit të ardhshëm. Siç deklaroi në intervistën për “Zërin” kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në vitin e ardhshëm lufta e Prokurorisë kundër korrupsionit do të jetë e pakompromis.

Kryeprokurori i Shtetit, Lumezi, shprehet i vendosur për t’i shkuar deri në fund rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë vitit 2017. Në intervistën ekskluzive dhënë për “Zërin” ai thotë se viti 2016 ka qenë i suksesshëm për Prokurorinë vendore, por thotë se në vitin 2017, prokurorët do të jenë të pamëshirshëm në luftën kundër të keqes që po i kanoset Kosovës.

ARKATANA

Sfidat me të cilat po ballafaqohet aktualisht Prokuroria e Shtetit, si dhe për hetimet që është duke i zhvilluar ky institucion, për rastin rastit “Pronto”, rastin Dehari si dhe hetimet për vdekjen misterioze të gjakovares Dafina Zhubi. Kryeprokurori Lumezi gjatë kësaj interviste ka folur edhe për gatishmërinë e prokurorëve vendorë për t’i hetuar rastet e profilit të lartë pas marrjes së kompetencave nga prokuroret e EULEX-it, si dhe aktin e vjedhjes në shtëpinë e tij të ndodhur para një muaji./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.