GRANDEMALL

Lumezi: Krimi i cili nuk ndëshkohet përsëritet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“Krimi i cili nuk ndëshkohet përsëritet. Institucionet e drejtësisë duhet të udhëhiqen nga njerëz me integritet moral”. “Ju duhet kohë për të peshuar të drejtën por kjo është kohë e shkurtër për viktimat e krimit. Vendosja e drejtë dhe e shpejtë e parandalon krimin, ndërsa vendosja e ngadalshme e nxit shkaktimin e krimeve”, ka përfunduar Lumezi.

Ka filluar shënimi i javës së viktimave të krimit në Kosovë. Në konferencën hyrëse për nder të kësaj jave, po marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore, përfshirë presidentin Hashim Thaçi e kryeprokurorin Aleksander Lumezi, ministrja e drejtësisë Dhurata Hoxha dhe ambasadori Amerikan Greg Delawie.

Në fjalimin e tij kryeprokurori Lumezi ka thënë se me rastin e kësaj ngjarje shpreh përkushtimin në misionin për ndërtimin e shtetit ligjor.

“Pavarësisht nga simbolika drejtësia dhe rimëkëmbja e viktimave dhe e krimit nuk është veprimtari përkujtimore, por është obligim i shtetit. Të drejtat e viktimave të krimit janë të mbrojtura me anë të Kushtetutës”.

FIDANISHTJA

Kryeprokurori Lumezi tha gjithashtu se tashmë në të gjitha prokuroritë janë caktuar prokurorë të cilët do të merren me viktimat e krimit. Ai tha gjithashtu se krimi i cili nuk ndëshkohet, përsëritet.

“Krimi i cili nuk ndëshkohet përsëritet. Institucionet e drejtësisë duhet të udhëhiqen nga njerëz me integritet moral”.

“Ju duhet kohë për të peshuar të drejtën por kjo është kohë e shkurtër për viktimat e krimit. Vendosja e drejtë dhe e shpejtë e parandalon krimin, ndërsa vendosja e ngadalshme e nxit shkaktimin e krimeve”, ka përfunduar Lumezi.

Sipas Lumezit, prokurorët e gjyqtarët janë të ngarkuar me shumë lëndë, por patjetër duhet të trajtohen rastet kur ka viktima të krimit, njofton Klan Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.