FITORJA

Lumezi kërkon efikasitet në luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi takoi prokurorët e Departamentit për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, nga të cilët kërkoi rritje të efikasitetit në luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike.

Bazuar në vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, të datës 29 dhjetor 2015, gjatë këtij takimi u themelua Njësiti për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, përfshirë sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme, në kuadër të Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, i cili pritet të filloj së funksionuari më 1 shkurt 2016.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u caktuan edhe pesë prokurorët nga Departamenti për Krime të Rënda, të cilët do të punojnë në këtë njësit.

UBT

Kryeprokurori Lumezi njoftoi prokurorët se Komisioni mbikëqyrës i themeluar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, do të bëj vlerësimin e punës së prokurorëve të angazhuar në këtë njësit, si dhe do t’i raportojë Këshillit Prokurorial çdo tre muaj, duke kërkuar nga të gjithë prokurorët të tregojnë sukses në luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, në të kundërtën do të ndëshkohen për mos kryerjen me sukses të punëve.

Gjithashtu, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, njoftoi se qëllimi i themelimit të këtij njësiti është zvogëlimi i numrit të pazgjidhur të lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike, rritja e efikasitetit të punës, ngritja e nivelit të bashkëpunimit, ngritja e kapaciteteve, duke përfshirë specializimin e prokurorëve dhe rregullimi i llogaridhënies. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.