Mobi Casa

Lumezi: Askush nuk është mbi ligjin, përgjimet janë përdorur

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeprokurori i Kosovës Aleksandër Lumezi ka mbajtur një konferencë për media në lidhje me përgjimet e Adem Grabovcit që u publikuan nga portali Insajderi.
Lumezi tha që nuk ka bazë për aktakuzë “pronto2” por do të punohet për të gjetur prova të reja. Ai theksoi se askush nuk është mbi ligjin dhe për këdo që do të gjenden prova, menjëherë do të hetohen.

“Në këtë moment nuk kemi të gjitha të dhënat e duhura andaj mund të jetë e parakohshme të veprojmë në lidhje me rastin. Mirëpo siguroj se do të shikojmë këtë rast dhe askush nuk është i paprekshëm. Nëse gjejmë se ka një gjë të vetme lidhur me ndonjë vepër penale ne do ta nxjerrim para ligjit. Ne jemi të gatshëm të kemi idenë fillestare si do të veprojmë me rastin. Ftoj qytetarët mediat dhe të tjerët që të kenë durim dhe të lejojnë organet e ndjekjes të bëjnë punën e tyre të pavarur. Ne sigurojmë edhe njëherë se rasti do të trajtohet dhe nëse gjejmë prova të mjaftueshme ne do të procedojmë sipas ligjit” deklaroi Lumezi.

ARKATANA

Lumezi gjithashtu tha se këto përgjime janë të vitit 2011 janë prova të vjetra të cilat më parë i ka përdorur edhe prokurori i EULEX-it i cili i ka bërë përgjimet./GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.