Lulzim Tafa, fitues i çmimit të parë ndërkombëtar për letërsi
Prishtinë – Në kuadër të solemnitetit që mbahet për Ditën e malazezëve të Kosovës dhe Ditën e Pavarësisë së Malit të zi dhe me rastin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, Shoqata dhe Unioni i malazezëve të Kosovës e nderuan poetin Lulzim Tafa me çmimin e parë ndërkombëtar për letërsi “Radovan Zogoviq”, për librin e tij “Zavjetne Pjesme” (Këngët e përgjërimit), të botuar në Podgoricë.
Çmimin në prani të autoriteteve shtetërore dhe kulturore të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, poetit Tafa ia dorëzoi ambasadori i Mali të Zi në Kosovë, Shkëlqesia e Tij, z. Ferhat Dinosha, në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë.
LulzimTafa është njëri ndër poetët më të njohur dhe më të përkthyer të letërsisë shqipe në botë njoftoj zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në Kolegjin AAB./rajonipress/