United Hospital

Lulzim Peci-partive politike: Mësojeni fjalën kompromis dhe arrini kompromisin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Drejtori i Institutit “KIPRED”, Lulzim Peci ka vlerësuar se situata aktuale politike në vend është e ngjashme me situatën e shkurtit të vitit 2025. Peci, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kjo situatë mund të tejkalohet vetëm përmes kompromisit.

E, në rast se një gjë e tillë nuk ndodhë atëherë sipas tij, vendi do të shkojë përsëri në zgjedhje.

“Ngjashëm me situatën e shkurtit të vitit 2025, edhe tash mendoj që qëndron tek pjekuria politike se a do të kalojmë përmes kompromisit këtë gjendje apo do të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme”, ka deklaruar Peci.

Peci, ka thënë se polarizimi politik po ndikon në funksionimin e institucioneve në vend.“Ajo është më se e qartë, një vend i cili nuk ka institucione stabile nuk mundet me ec përpara me reforma edhe me kërkesat që i kanë të gjithë qytetarët dhe agjenda zhvillimore e Kosovës”, ka shtuar ai.

Eco Higjiena

I pari i KIPRED-it ka folur edhe për pasojat që mund të ketë vendi, në rast të vonesave në formimin e institucioneve.

“Për ekonominë sidomos janë shumë, ne kemi nevoje për reforma fundamentale ekonomike. Pikësëpari me reformat që kanë të bëjnë më politikat fiskale mirëpo edhe për përgatitjen e Kosovës për tu bashkuar tregut unik evropian, i cili me siguri do të jetë njëra nga gjërat e para nga oferta evropiane integrimin rajonal të rajonit”, ka shtuar Peci.

Ai, ka pasur edhe një mesazh për partitë politike në vend, sa i përket kompromisit.“Mësojeni fjalën kompromis dhe arrini kompromisin”, ka thënë ai.

Më 7 qershor qytetarët e Kosovës votuan për të zgjedhur udhëheqësinë e shtetit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.