Hidromorava

Lulzim Peci jep dorëheqje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lulzim Peci ka dhënë dorëheqje nga emërimi i tij si zyrtar ndërlidhës në Beograd. Kështu thuhet në një letër elektronike që i është derguar redaksisë Tribuna. Në atë njoftim që është dërguar në e-mail të redaksisë, thuhet se Lulzim Peci dorëheqjen ia dorëzon Presidentes Atifete Jahjaga.

“Më lejoni të ju njoftoj se po jap dorëheqje të parevokueshme nga Shërbimi Diplomatik i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Pecit drejtuar Presidentes Jahjaga.

Ai ka treguar se Kryeministri Thaçi i ka telefonuar pas një deklarate të dhënë për mediat në Beograd se pa njohjen e Kosovës nga Serbianuk do të ketë normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore.

“Arsye e dorëheqjes time është mospajtimi dhe kritika që më është bërë nga z. Hashim Thaçi, Kryeministër i Republikës së Kosovës në lidhje me deklaratën time në media se normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do të bëhet atëherë kur kjo e fundit do të njeh pavarësinë e vendit tonë”, thuhet në arsyetimin e dorëheqjes së Pecit.

Mobi Casa

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi ka thënë se ende mendon se pa njohjen e Kosovës nga Serbia nuk do të ketë normalizim të raporteve me palën serbe.

“Kam qenë i bindur se politika shtetërore e vendit tone në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Beogradin ka qenë pikërisht njohja nga Republika e Serbisë, por si po duket kjo politikë nuk është e tillë. Prandaj, në rrethana të tilla nuk pranoj të vazhdoj punën time brenda Shërbimit Diplomatik të Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.

Ai ka falënderuar Presidenten Jahjaga dhe ish-Presidentin Fatmir Sejdiu për mundësinë që ia kanë dhënë për të shërbyer në misionet diplomatike e Kosovës.

“Më lejoni të ju njoftoj se po jap dorëheqje të parevokueshme nga Shërbimi Diplomatik i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Pecit drejtuar Presidentes Jahjaga.