FITORJA

Lulzim Canaj zyrtarisht nominohet kandidat për kryetar komune në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Lulzim Canaj i cili më herët ishte nominuar nga dega e PDK-së në Dardanë kandidatë për kryetar komune nga radhët e PDK-së, tani edhe zyrtarisht të enjten ka marrë bekimin edhe të Hashim Thaçit dhe të kryesisë qendrore.

Lulzim Canaj tashmë edhe zyrtarisht është kandidatë i nominuar dhe ai së bashku me Shaip Surdullin e LDK-së, Lulzim Lecin e AAK-së e kandidatët tjerë nga kjo komunë do të garojë për zgjedhjet e nëntorit.

Canaj tha për rajonipress se është përgatitur me kohë që të jetë në ballë të këtij projekti të madh që e ka përgatitur për qytetarët e Kamenicës. “Unë besojë që gara kësaj here do të jetë e fuqishme dhe sfiduese. PDK-ja kësaj radhe nuk do të gabojë , por do të jetë e organizuar dhe e koordinuar për t`i fituar zgjedhjet” tha Canaj.

FIDANISHTJA

Ndryshe Canaj ka gëzuar një mbështetje të fuqishme nga Emin Krasniqi dhe vet kryesia e Degës së PDK-së në Dardanë .

Lulzim Canaj tah për rajonipress se tashmë ka zgjedhur ekipin i cili do të finalizojë një program-elaborat i cili kryesisht i përkushtohet problemeve dhe ofron zgjidhje për të realizuar kërkesat e qytetarëve të Kamenicës. “Unë kam hartuar një program i cili besoj se është program fitues për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe pres mbështetjen e të gjitha strukturave të partisë për kandidaturën time”, tha Canaj.

Canaj tha se në programin e tij prioritet mbi prioritet mbetet përkushtimi për të zgjidhur problemet e qytetarëve, për të investuar në infrastrukturë rrugore e shkollore, investimet në edukim e arsim, investime në fshatrat e brezit kufitarë, lehtësira për bizneset e vogla e të mëdha, shërbime më cilësore për qytetarët, zbatim të rendit e ligjit si dhe ngritja e transparencës brenda institucioneve dhe ngritja e përgjegjësisë nga ana e administratës komunale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.