UBT

Lulzim Canaj nominohet zyrtarisht kandidatë për kryetar komune nga radhët e PDK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryesia e Degës së PDK-së në Dardanë në mbledhjen e mbajtur më 15 gusht 2013 pas debateve dhe diskutimeve konstruktive ka nominuar Lulzim Canajn kandidat për Kryetar të Komunës në Zgjedhjet Lokale të 3 nëntorit 2013. Poashtu ka zyrtarizuar dhe shpallur listën e kandidatëve për Këshilltar të Kuvendit Komunal në Dardanë.

Kreu i degës së PDK-së në dardanë Emin Krasniqi ka thënë se Lulzim Canaj është magjistër i shkencave juridike dhe ka qenë njëri nga kandidatët më serioz për këtë pozitë. “Ne kemi pasur gjashtë emra që kanë shprehur dëshirën të jenë kandidatë të mundshëm për kryetarë të Kamenicës, por vetëm Lulzim Canaj ka sjellur program konkret prej 20 faqeve se si do të udhëheq me Kamenicën. Me Lulzim Canajn si kandidat ne mund ta fitojmë qytetin e Kamenicës dhe t`ia kthejmë dinjitetin këtij “ qyteti tha për rajonipress Emin Krasniqi.

Krasniqi tha se Lulzim Canaj e ka marrë seriozisht çështjen e kandidimit dhe ajo çka është më kryesorja ai është shumë i pranueshëm për qytetarët e Kamenicës meqë ka bërë një përvojë të mirë dhe të suksesshme në menaxhimin e pushtetit lokal.

ARKATANA

Lulzim Canaj i kontaktuar nga rajonipress tha se ka paraqitur një program-elaborat serioz i cili i përkushtohet problemeve dhe ofron zgjidhje për të realizuar kërkesat e qytetarëve të Kamenicës. “Unë kam hartuar një program i cili besoj se është program fitues për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe pres mbështetjen e të gjitha strukturave të partisë për kandidaturën time”, tha Canaj.

Canaj tha se në programin e tij prioritet mbi prioritet mbetet përkushtimi për të zgjidhur problemet e qytetarëve, për të investuar në infrastrukturë rrugore e shkollore, investimet në edukim e arsim, investime në fshatrat e brezit kufitarë, lehtësira për bizneset e vogla e të mëdha, shërbime më cilësore për qytetarët, zbatim të rendit e ligjit si dhe ngritja e transparencës brenda institucioneve dhe ngritja e përgjegjësisë nga ana e administratës komunale./rajonipress/

Mund të ju interesoj: